14:17 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulm me dron në Bagdad, vritet një komandant i lartë i militantëve të mbështetur nga Irani

07:21 | 09/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulm me dron në Bagdad, vritet një komandant i lartë i militantëve të mbështetur nga Irani

Ushtria amerikane tha të mërkurën se Forcat e Komandës Qendrore kryen një sulm në Irak, duke vrarë një komandant të grupit Kataib Hezbollah, i cili sipas njoftimit të Komandës Qendrore ishte përgjegjës për planifikimin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sulmet ndaj forcave amerikane në rajon.

Sipas njoftimin në platformën X, goditja ishte në përgjigje të sulmeve ndaj ushtarëve amerikanë.

“Për momentin nuk ka të dhëna për pasoja të tjera ose viktima civile”, thotë Komanda Qendrore.

Sulmi me dron në Bagdad, kishte në shënjestër Wissam Mohammad al-Saadin, komandant i lartë i grupit militant të mbështetur nga Irani, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar amerikan.

Sulmi vuri në shënjestër një makinë në kryeqytetin irakian të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë tre anëtarë të grupit militant Kataib Hezbollah, përfshirë komandantin e lartë, thanë zyrtarët amerikanë.

Sulmi nodhi në një rrugë kryesore në lagjen Mashtal në Bagdadin lindor.

Goditja vjen mes tensioneve në rajon dhe disa ditë pasi ushtria amerikane ndëmori një sulm ajror kundër dhjetëra objektivave në Irak dhe Siri të përdorura nga milicitë e mbështetur nga Irani dhe Garda Revolucionare iraniane, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me dron që vrau tre trupa amerikane në Jordani në fund të janarit.

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i gjerë grupesh militante të mbështetura nga Irani, për sulmin në Jordani dhe zyrtarët kanë thënë se mendojnë se është në veçanti Kataib Hezbollah që e udhëheq atë.

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë shpesh përgjegjësinë për sulme ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak dhe Siri ndërsa vazhdon lufta Izrael-Hamas, duke thënë se po hakmerret për mbështetjen e Uashingtonit ndaj Izraelit në luftën në Gazë, që ka vrarë 27,707 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi./ VOA

Pas

Analiza e BIRN: Turizmi, e drejtë e mohuar për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Para

Në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen për çështjen e dinarit

Para
Në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen për çështjen e dinarit

Në Këshillin e Sigurimit, Kosova dhe Serbia përplasen për çështjen e dinarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tjetër aksident me monopatinë në kryeqytet, 17-vjeçari përfundon në spital pas përplasjes me një makinë

Aksidentoi 3 fëmijët e mitur me monopatina, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

Zjarri në Gjirokastër/ Digjet zonë pyjore në Arshi Lengo, banesat jashtë rrezikut

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen gjatë gjyqit: Së bashku do ta bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!

Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

“Protestuesit kanë bërë thirrje për konflikt civil”, Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje!

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.