Ferit Hoxha do të jetë ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Më herët ai ka shërbyer si ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në OKB dhe tashmë do të shërbejë në BE.
Ndërkohë Sulela Janina lirohet si ambasadore e BE dhe do të transferohet si ambasadore në OKB.
Këto vendime u dekretuan nga presidenti Bajram Begaj pas kërkesës së kryeministrit Rama.