Është finalizuar operacioni i koduar “February”, ku janë zbardhur rastet e njëpasnjëshme të vjedhjes së monopatinave.
Policia ka bërë me dije se është vënë në pranga njëri nga autorët dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Njoftimi i poicisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “February”, për zbardhjen e disa rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave.
Zbardhen dhe dokumentohen 18 raste të vjedhjeve të monopatinave.
Vihet në pranga njëri nga autorët, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Sekuestrohen 10 monopatina të dyshuara të vjedhura nga këta shtetas, në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “February”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, dhe nisi procedimi në gjenndje të lirë për 3 shtetas të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kanë vjedhur 18 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës, 8 prej të cilave i kanë shitur. 10 monopatinat e tjera u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.