Kreu i PD-së Lulzim Basha në konferencën për shtyp me gazetarët parashtroi disa nga pikat ku do të përqëndrohet stratetigja e tij për sigurinë kombëtare, ku një pikë kyçe që duhet luftuar është korrupsioni.
Nga ana tjetër, ai shtoi se në parlament një pjesë e opozitës duke nënkuptuar Rithemelimin dhe Bardhin, po i jep Edi Ramës luks pasi në të vërtetë po dobësojnë opozitën.
Sipas Bashës, ata deputetë kanë tendencë për t’i imponuar qytetarëve një axhendë që nuk lidhet me hallet e vërteta të tyre.
Ai komentoi edhe deklaratat e Ahmetaj, duke thënë se në një vend normal kryeministri do të kishte dhënë dorëheqje.
Lulzim Basha: Korrupsioni është jo thjesht një kancer për ekonominë, por një rrezik permanent i pranishëm dhe i qartë për sigurinë kombëtare. Kjo është arsyeja se në strategjinë e sigurisë kombëtare do të ketë një vend për korrupsionin dhe një propopizm se çfarë duhet bërë për luftën ndaj korrupsionit. Vettingu i politikanëve. Kontrolli i thelluar i figurës sa i takon aferave korruptive me formulën: Ndiq paranë. Kontrolli i marerdhënieve të papërshtatshme krahas marrëdhënieve me krimin e organizuar.
Faturën më të madhe e paguajnë shqiptarët. Kurrë korrupsioni nuk ka qenë kaq i shtrirë, kurrë nuk ka gllabëruar kaq shumë nga xhepat e shqiptarëve. Votimi kundër këtij amendamenti përkon me një krim të thellë që një qeveri ka bërë. Nuk ka ndodhur që të dalë ish-zvkryeministri dhe të bëjë me gisht kryeministrin si pronar të aferave të inceneratorëve. Në një politikë normale do të ishte largimi nga detyra e personit të treguar me gisht nga dyshi i tij, jo nga opozita. Nuk ka ndodhur, dhe e kundërta, ka javë që kam paralajmëruar është presioni i hapur ndaj SPAK. Natyrisht do ishte hpokritke. Një nga aryset kryesore pse ky precedent ndodh në Shqipëri është edhe dobësimi permanent i aftësisë së opozitës për tu marrë seriozisht me problemet. Është edhe luksi dhe tolloni që një pjesë e opozitës i jep Edi Ramës. Ushqimi i vetëm është dobësimi i opozitës nga një grusht njerëzish me inetersa të tyere personale mbi intereat e opozitës. Dukej sot në parlament. Në tendencën për t’i imponuar qytetarëve një axhendë krej të ndryshëm nga hallet e tyre.