17:23 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Drejt përfundimit gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi”, Manastirliu: Hapim ciklin e investimeve 2024-2025 për shkollat e reja

11:43 | 15/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Drejt përfundimit gjimnazi “Konstandin Kristoforidhi”, Manastirliu: Hapim ciklin e investimeve 2024-2025 për shkollat e reja

Elbasan, 15 shkurt – Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka parë nga afër punën për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Elbasanit.

Ministrja Manastirliu ka theksuar se infrastruktura shkollore është një nga prioritetet kryesore për të siguruar një mjedis të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim.

“Në Elbasan për tjetër kantier të arsimit, në shkollën e mesme “Kostandin Kristoforidhi” një prej shkollave më në zë të qytetit dhe sigurisht një prej prioriteteve tona që në vitin e ri shkollor, jo vetëm “Kostandin Kristoforidhi” por dhe shkolla artistike “Onufri” të përfundojnë edhe të hapin dyert për nxënësit, dhe të ofrojnë kushte pune shumë dinjitoze për mësuesit në këto shkolla.
Infrastruktura shkollore është një ndër tre shtyllat e arsimit, përpos kurrikulës arsimore. përpos burimeve njerëzore, infrastruktura luan një rol të rëndësishëm, ndaj ne fokusin e kemi vendosur të infrastruktura për ta pasur atë në kushte bashkëkohore, si në fshat edhe në qytet”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit e cila në këtë inspektim shoqërohej nga përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfaqësues politik të Qarkut të Elbasanit.

Projekti i rikonstruksionit synon të përmirësojë klasat dhe laboratorët, si dhe të ndërtojë 14 klasa të reja dhe një palestër të re me standarde bashkëkohore. Shkolla e rikonstruktuar do të ketë kapacitet për 610 nxënës dhe do të shërbejë 43 mësuesve. Shkolla “Kostandin Kristoforidhi” do të funksionojë si një qendër arsimore e integruar, duke përfshirë një palestër të re dhe fusha sportive, të cilat do të jenë të hapura për komunitetin si një qendër për aktivitete komunitare.

Në këtë shkollë, gjithashtu, do të zbatohet projekti i Inteligjencës Artificiale, duke e bërë atë një nga institucionet inovative në fushën e arsimit.

“Fokusi ynë është padyshim të shkojnë në të njëjtën linjë me atë që sot bota po ecën me një shpejtësi marramendëse, që është pikërisht digjitalizimi, inovacioni inteligjenca artificiale, ndaj kjo shkollë do të ketë dhe laboratorin e saj të inteligjencën artificiale, ashtu sikurse në 216 shkollave këtë vit do të shtohen laboratorët SMART duke mundësuar që nga klasa e parë ne të kemi programet e kodimit dhe të kemi aftësi digjitale të ofruara për nxënësit e klasave të para dhe më tej”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit.

Në Bashkinë Elbasan janë financuar 3 objekte shkollore: Shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, Shkolla Artistike “Onufri” dhe ambientet sportive të shkollës “Luigj Gurakuqi”. Në nivel qarku, janë financuar 6 objekte arsimore në 4 bashkitë e qarkut: Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd.

Në lidhje me thirrjen e shpallur tashmë për rehabilitimin dhe ndërtimin e shkollave, Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se bashkitë i kanë depozituar të gjitha kërkesat dhe MAS po i vlerëson për të përcaktuar prioritetet dhe projektet e nevojshme për ciklin e ri shkollor 2024-2025.

Pas

Anthony Blinken zbarkon zyrtarisht në Tiranë

Para

Vizita e Blinkenit/ 1000 forca policie në gatishmëri! Në terren edhe RENEA-t, pritet eskorta e sekretarit amerikan të shtetit në Bulevard

Para
Vizita e Blinkenit/ 1000 forca policie në gatishmëri! Në terren edhe RENEA-t, pritet eskorta e sekretarit amerikan të shtetit në Bulevard

Vizita e Blinkenit/ 1000 forca policie në gatishmëri! Në terren edhe RENEA-t, pritet eskorta e sekretarit amerikan të shtetit në Bulevard

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.