Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë një moment nga vizita e sekretarit të shtetit Antony Blinken ditën e djeshme në vendin tonë.
Blinken u takua tek Piramida me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Olta Zaçaj, kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin si dhe me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin.
Në postim, Ambasada shprehet se Blinken gjatë këtij takimi përsërit angazhimin e qëndrueshëm të SHBA për reformën në drejtësi.
Ky është një moment që institucionet e reja të drjetësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e pulikut në sundimin e ligjit.
Postimi i U.S Embassy Tirana:
Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë.
Discussion about this post