Policia spanjolle ka çmontuar një rrjet kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptar. Në operacionin e kryer në Valencia janë sekuestruar 820 kilogramë kokainë dhe janë arrestuar 17 persona, duke përfshirë edhe kreun shqiptar të grupit.
Ky rrjet kriminal i trafikut njihej për lidhjet në Amerikën Latine, vende të tjera europiane dhe Dubai. Kjo ka qenë faza e tretë e ekzekutimit të një operacioni të nisur që prej 12 muajsh. Hetimet spanjolle çuan tek shtetasit shqiptar që drejtonin trafikun nga Valencia.
Ky rrjet përdorte një lavazh si qëndër të aktivitetit të tij, ku kryheshin mbledhjet dhe shpërndaheshin funksionet për anëtarët e rrjetit. Përveç kokainës, janë sekuestruar 226 500 euro cash, 3 aparate për zbulimin e pajisjeve GPS dhe 13 automjete.