03:53 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

2016-2022, shpenzimet për hemodializën janë rritur 43%, por pacientët rrezikojnë jetën, vëren KLSH

08:30 | 19/02/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
2016-2022, shpenzimet për hemodializën janë rritur 43%, por pacientët rrezikojnë jetën, vëren KLSH

Qeveria shqiptare shpenzon mesatarisht 21 milionë euro (2.3 miliardë lekë) në vit për shërbimin e dializës gati sa 5% e buxhetit të FDSKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor), por Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi që bëri për cilësinë e këtij shërbimi në 13 indikatore, 8 prej tyre i vlerësoi me rrezik të lartë me ndikim negativ në jetën e pacientëve.

KLSH vërejti se shpenzimet publike për shërbimin e hemodializës se nga 2026-2022 u rritën me 43%, duke arritur në 2,3 miliardë lekë, por ende pacientët nuk marrin shërbimet e duhura edhe pse është aktivizuar një koncesion i posaçëm për këtë qëllim.

Në Shqipëri, Shërbimi i Hemodializës është i ofruar dhe kryhet nëpërmjet 3 mënyrave:

1-Kryhet nëpërmjet paketave të shërbimeve shëndetësore që financohen nga FSDKSH, i cili lidh kontratë me spitale publike dhe jopublike për rastet që janë përtej kapaciteteve mjekësore të institucioneve shëndetësore publike. Konkretisht nëpërmjet këtyre kontratave, pacienteve iu ofrohet shërbim në QSUNT dhe në (në 3 spitale). Seanca e dializës që financohet nga FSDKSH, në bazë të protokolleve të miratuara përfshin ekzaminimet e nevojshme biokimike klinike dhe mikrobiologjike dhe kryerjen e procedurës.

2- Kryhet nga Klinika e nefrologjisë dhe Klinika e Dializës në QSUNT. Ky shërbim kryhet nga klinika e nefrologjisë dhe klinika e dializës (hemodializë dhe dialize peritoneale) për pacientët kronike të cilët janë të hospitalizuar në QSUNT si dhe për të gjithë pacientët me raste akute (nga e gjithë Shqipëria) apo raste të tjera të veçanta.

3-Kryhet nga PPP e Hemodializës. Me kontratën koncesionare me 2016 ndërmjet MSHMS-së dhe Shoqërisë tregtare DIa Vita për ofrimin e shërbimit të hemodializës, realizohet kryerja e këtij shërbimi në 5 qendra pranë spitaleve rajonale, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë. Objekti i kontratës së koncesionit/PPP është ofrimi nga ana e shoqërisë koncesionare, (përkundrejt një kostoje prej 11,203 lekë për seancë).

Koncesioni i dializës ofron shërbim për vetëm 31% të pacientëve me dializë dhe pjesa tjetër kryhet nga spitalet private dhe QSUT.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se ka mungesa në menaxhimin e sëmundjeve të veshkave në fazën e fundit në Shqipëri, veçanërisht në hemodializë. Mungojnë udhëzime dhe procedura për Regjistrin Kombëtar të Paketave të Hemodializës dhe politika, udhëzime dhe kritere për vendosjen e avfistulave dhe grafteve në fazën e paradializës në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Sipas KLSH këto mangësi ndikojnë në cilësinë e trajtimit dhe në shëndetin e pacientëve me sëmundje të veshkave, si dhe uljen e shpenzimeve për këto aktivitete.

Qeveria ka lidhur kontratën e koncesionit me sh.k.. Dia Vita me afat 10 vjet për një pjesë të shërbimit të dializës me kosto 11,203 lekë. Një pjesë të kësaj kostoje e zë vlera e materialeve të konsumit që përdoren gjatë një seance dialize.

KLSH vëren se edhe nëse nuk realizohet numri e seancave të parashikuara në kontratë, koncensionari do të paguhet edhe për seancat e pa kryera. Pagesa e një seance dialize të pakryer me çmimin e plotë, pa zbritur materialet e konsumit, rrit fiktivisht koston për njësi të shërbimit të dializës.

Në bazë të kontratës së koncesionit në 5 qendrat e koncensionarit nuk kryhen seancat e dializës për raste akute të sëmundjeve të veshkave. Pacientët nga të gjithë rajonet e vendit me raste akute të veshkave, shkojnë dhe marrin shërbim në QSUNT.

Nuk bëhet identifikimi i disa pacientëve kronik të cilët janë projektuar që shërbimin do ta kryejnë pranë qendrës së dializës së koncensionarit, por kanë zgjedhur që shërbimin ta kryejnë pranë qendrave të tjera të dializës që mbulohen nga spitali jopublik, ç’ ka krijon premisa për pagesë të dyfishtë të një seance dialize.

Sipas kontratës së koncensionit, ri investimit në pajisje mjekësore do të behet 100% dhe do të fillojë në 4 vitet e fundit. Koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore edhe pse kontrata e koncesionit është futur në vitin e tetë të zbatimit. Pajisjet mjekësore, mbas përfundimit të kontratës do mbeten prone e spitaleve publike.

KLSH vëren së qendrat spitalore të kurimit të pacientëve me hemodializë, rezultojnë prezentë një sërë problemesh të cilët prekin në mënyrë direkte shëndetin e pacientëve. Një pjesë e stafit të mjekëve specialiste është i punësuar në spitale shtetërorë ç’ ka sjell si pasojë mungesën e tyre të vazhdueshme pranë pacientëve që kryejnë hemodializën, si dhe punësimi i tyre me kohë të pjesshme duke sjellë kështu një ulje të nivelit të kërkuar të shërbimit për pacientët në qendrat e shërbimit të koncesionit.

Mungesat e evidentuara në stafin mjekësor dhe atë mbështetës në qendrat e shërbimit të HD së koncesionarit, si p.sh. mungesa e mjekëve specialistë në endokrinologji, gastrohepatologji, radiologji, dhe kirurgji vazal, mungesa e dietologut e mjekëve laborantë, e teknikëve të pajisjeve mjekësore si dhe e shoferëve të ambulancave mund të vështirësojë menaxhimin e situatave emergjente dhe trajtimin e përgjithshëm të pacientëve, raportohet më tej./ MONITOR

Pas

Ushtarët ukrainas pa municione, tani i frikësohen një Avdiike të re

Para

Izraeli thotë se do të zgjerojë operacionet ushtarake në Rafah nëse pengjet nuk kthehen deri për Ramazan

Para
Izraeli thotë se do të zgjerojë operacionet ushtarake në Rafah nëse pengjet nuk kthehen deri për Ramazan

Izraeli thotë se do të zgjerojë operacionet ushtarake në Rafah nëse pengjet nuk kthehen deri për Ramazan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.