21:34 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Eksportet e nisin vitin 2024 me një rënie të thellë prej 29%

08:31 | 20/02/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Eksportet e nisin vitin 2024 me një rënie të thellë prej 29%

Eksportet e kane nisur edhe vitin 2024 në vijim të tendencës rënëse që ishte e pranishme përgjatë pjesës më të madhe të 2023-shit.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se eksportet e mallrave arritën vlerën 29 mld lekë, duke u ulur me 29,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 20,7 %, në krahasim me Dhjetor 2023. Kjo është rënia më e madhe mujore që nga koha e pandemisë.

“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, “Tekstile dhe këpucë”, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë qenë grupet që kanë ndikuar në tkurrjen e fortë të eksporteve.

Gjatë muajit Janar 2024, në uljen e eksporteve prej 29,2 %, kanë ndikuar kryesisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -19,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,0 pikë përqindje, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,3 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.

Pas një tendence positive në 2022, viti 2023 ishte shumë negative për eksportet vendase për shkak të konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare, rënies së cmimeve në bursa dhe sidomos kursit të këmbimit, teksa zhvlerësimi I euros uli të ardhurat e eksportuesve kur konvertohen në lekë.

Industria e tekstileve e këpucëve ka qenë më e goditura, me kompanitë që tashmë kanë filluar shkurtimet e punonjësve, për shkak të rënies së porosive nga partnerët e huaj. Këta të fundit po zhvendosin prodhimin drejt vendeve me kosto më të lira të punës.

Thellohet deficiti tregtar

Ndryshe nga eksportet, importet e mallrave janë rritur, duke përkeqësuar deficitin tregtar. Sipas INSTAT, Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 3,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -17,3 %, në krahasim me Dhjetor 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 88,6 %, krahasuar me Janar 2024 dhe ulur me -13,5 %, në krahasim me Dhjetor 2023.

Bien eksportet drejt Italisë, Kosovës e Gjermanisë
Në muajin Janar 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2023 janë: Italia (7,6 %), Kosova (20,1 %) dhe Gjermania (34,7 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kroacia (59,3 %) dhe Austria (17,6 %).
Në muajin Janar 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (2,7 %), Kina (2,1 %) dhe Greqia (36,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Janar 2023 janë: Turqia (5,6 %), Spanja (16,4%), dhe Maqedonia e Veriut (5,1 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4 %, të gjithë tregtisë së mallrave. Në Janar 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 48,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë: Italia (29,7 %), Greqia (7,7 %) Turqia (7,6 %) dhe Gjermania (7,0 %) ./ MONITOR

Pas

2023, investimet publike arritën 1,1 miliardë euro, 38% ishin pagesa gjatë dhjetorit

Para

Napoli shkarkon Mazzarrin dhe emëron trajnerin e kombëtares sllovake para ndeshjes me Barcelonën

Para
Napoli shkarkon Mazzarrin dhe emëron trajnerin e kombëtares sllovake para ndeshjes me Barcelonën

Napoli shkarkon Mazzarrin dhe emëron trajnerin e kombëtares sllovake para ndeshjes me Barcelonën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.