Situata humanitare mbetet katastrofike në Rripin e Gazës, ku pothuaj 1 milionë e gjysëm palestinezë janë dyndur në qytetin e Rafah, të kërcënuar nga një sulm izraelit.
Sipas agjencisë së OKB-së në Palestinë (UNRWA), 1 milionë e gjysëm njerëz janë atje, popullata është rritur që nga fillimi i luftës.
Raportimet nga organizatat humanitare janë duke ngritur alarmin. Sipas agjencive të OKB-së, ushqimi dhe uji i pijshëm janë ekstremisht të rrallë në territorin palestinez dhe 90% e fëmijëve vuajnë nga sëmundjet infektive.
“Rripi i Gazës është në prag të shpërthimit të një numri vdekjesh të fëmijëve, e cila mund të përkeqësojë nivelin e paqëndrueshëm të vdekshmërisë së fëmijëve në Gaza”, thotë kreu i veprimit humanitar të OKB-së në Rripin e Gazës.