Me shumë mundësi, telenovela e Kylian Mbappe mdo të mbyllet këtë verë. Real Madrid ka gati të shtrira duart për të rrëmbyer francezin sapo t’i skadojë kontrata me PSG-në.
Klubi spanjoll dëshiron t’i jap edhe një tjetër yll trajnerit Carlo Ancelotti dhe francezi është i kërkuar kryesor nga madrilenët. Pas qershorit, Mbappe është një lojtar i lirë dhe ndërkohë shumë zëra sugjerojnë ardhjen e tij në Madrid për sezonin e ardhshëm.
Dhe për këtë një ndihmë e konsiderueshme mund të vijë nga një ish lojtar i “Los Blancos”. Sipas El Chiringuito, Sergio Ramos mund ta ndihmojë Mbappen të akomodohet në qytetin e ri. Mbrojtësi tani luan për Sevillan dhe do t’i ofrojë francezit vilën në të cilën jetonte kur luante me Realin.
Bëhet fjalë për një shtëpi 2500 metra katrorë me 2 pishina dhe një dhomë kinemaje, për një total prej 6 milionë eurosh.