05:58 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Avokati i Popullit reagon për protestën: Policia shoqëroi 11 persona, një prej tyre kishte shenja lëndimi në fytyrë

07:43 | 21/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokati i Popullit reagon për protestën: Policia shoqëroi 11 persona, një prej tyre kishte shenja lëndimi në fytyrë

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për protestën e zhvilluar ditën e djeshme nga opozita në bulevardin përpara kryeministrisë. Në njoftim thuhet se protesta në përgjithësi kishte një klimë paqësore.

Por pas një monitorimi të kryer, rezultoi se policia shoqëroi në komisariate 11 persona, një prej të cilëve pretendon se është dhunuar nga policë civilë në momentin e ndalimit.

Avokati i Popullit thekson se e drejta për të protestuar i përket kujtdo dhe garantohet nga Kushtetuta.

Reagimi i Institucionit të Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka monitoruar sot protestën e organizuar nga opozita në Tiranë.

Në terren përgjatë gjithë kësaj proteste kanë qenë 4 grupe monitoruese, e më tej pas përfundimit të protestës janë monitoruar të gjitha komisariatet e Tiranës.

Përsa më sipër Avokati i Popullit bën me dije sa më poshtë vijon:

Protesta është zhvilluar përgjithësisht në një klimë paqësore, përtej disa incidenteve të lokalizuara, gjatë ecurisë së saj.

Nga monitorimi i kryer në komisariate ka rezultuar se deri në orën 22:00 ka pasur 11 të shoqëruar, vetëm në Komisariatin nr.1, të gjithë persona madhorë, ndërsa në komisariatet e tjera nuk ka pasur të shoqëruar.

Mes të shoqëruarve, një nga këta shtetas pretendon se është dhunuar gjatë kësaj proteste nga policë civilë, në momentin e ndalimit.

Shtetasi A.M kishte shenja të dukshme lëndimi në fytyrë, enjtje dhe mavijosje në syrin e majtë dhe Avokati i Popullit i mori një ankesë e cila do të trajtohet në vijim.

Avokati i Popullit thekson se e drejta e protestës paqësore është një e drejtë thelbësore, e njohur dhe e garantuar nga Kushtetuta.

Pas

Hungaria pritet ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO të hënën

Para

Inter i falet këmbëve të Arnautovic/ Hedh hapin e madh për çerekfinalet

Para
Inter i falet këmbëve të Arnautovic/ Hedh hapin e madh për çerekfinalet

Inter i falet këmbëve të Arnautovic/ Hedh hapin e madh për çerekfinalet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.