Është luajtur mbrëmë sfida mes PSV dhe Dortmund e vlefshme për 1/16 të Champions League. Skuadrat u ndalën në një barazim 1-1. Gjithçka është lënë e hapur për ndeshjen e kthimit në Gjermani pas dy javësh.
Në takimin e “Phillips Stadium” verdhezinjtë realizuan të parët me Malen në minutën e 24′. Me fillimin e pjesës së dytë vendasit u kundërpërgjigjën. Ishte kapiteni Luuk De jong që realizoi golin e barazimit nga pika e penalltisë.
Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe e hapur nga të dyja skuadrat, çka premtohet spektakël për kualifikimin në çerekfinale, në ndeshjen e “Signal Iduna Park”.