Një sasi lënde plasëse është gjetur mëngjesin e sotëm në derën e një biznesi në qytetin e Sarandës. Policia bën me dije se në derën e dyqanit në pronësi të shtetasit I.TH. është gjetur një kallëp eksplozivi.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorëve të vendosjes së sasisë së dyshuar të lëndës plasëse në derën e biznesit.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.