05:22 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Transparencë e cunguar tek institucionet qendrore, vetëm 38% me proaktivitet të lartë

12:55 | 21/02/2024
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Transparencë e cunguar tek institucionet qendrore, vetëm 38% me proaktivitet të lartë

Magnifying glass and documents with analytics data lying on table,selective focusMagnifying glass and documents with analytics data lying on table,selective focus

Pas vlerësimit të transparencës tek institucionet vendore, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë publik indeksin e dytë që lidhet me insitucionet qendrore dhe të varësie.

Sipas rezultateve vetëm 92 institucione apo 38 për qind e totalit kanë shënuar proaktivitet të lartë duke u cilësuar kështu institucione transparente. Pjesa e dytë dhe që është më masivja bie në kategorinë e dytë me proaktivitet mesatar.

Sipas sqarimit të Komsionerit të gjithë institucionet qendrore dhe ato të varësisë janë renditur në “Indeksin e Transparencës Proaktive” sipas rezultateve të monitorimit bazuar në metodologjinë e semaforit, duke vendosur në fillim të listës autoritetet publike të cilat kanë grumbulluar numrin më të lartë të pikëve dhe duke vazhduar në rend zbritës, sipas grupimeve përkatëse.

“Në përfundim të monitorimit të transparencës proaktive vërejmë se 92 autoritete publike qendrore dhe të varësisë janë klasifikuar me transparencë proaktive të lartë dhe në semafor janë shënuar me dritë të gjelbër, 125 autoritete publike janë klasifikuar me transparencë proaktive mesatare dhe në semafor janë shënuar me dritë të bardhë; 21 autoritete publike janë klasifikuar me transparencë proaktive të ulët dhënë semafor janë shënuar me dritë të verdhë; 4 autoritete publike janë klasifikuar me transparencë proaktive të pamjaftueshme dhe në semafor shënohen me dritë të kuqe. Në krahasim me gjetjet e vitit të kaluar, mund të veçohet rritja e transparencës tek autoritetet publike me semafor të gjelbër nga 12% në vitin e kaluar në 38% për këtë vit çka shënon dhe përmirësimin më të dukshëm të bërë nga të gjithë vitet e kaluara, në transparencën proaktive të autoriteteve publike qendrore dhe të varësisë” vlerëson Komsioneri.

Në treguesit që merren bazë në përllogaritje janë : programi i transparencës, struktura e autoritetit publik, funksionet dhe detyrat, CV-ja e titullarit, legjislacioni, koordinatori për informim, raportime monitorimi dhe autitimi, buxheti 2023, regjistri i parashikimeve të prokurimeve, regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve.

Gjetjet në raportin e bërë publik sipas zyrës së Komsionerit kanë për qëllim të nxisin ndërgjegjësimin për zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, si dhe të rrisin nivelin e transparencës përmes publikimit proaktiv të informacionit nga kjo kategori e autoriteteve publike./ MONITOR

Pas

Korçë/ Dhunë në familje, arrestohen 2 shtetas, procedohet një 80-vjeçar se dhunoi gruan e djalit

Para

Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Janë paguar 500 mijë euro për manipulimin e provave

Para
Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Janë paguar 500 mijë euro për manipulimin e provave

Vrasja e ish-policit Santiago Malko/ Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit: Janë paguar 500 mijë euro për manipulimin e provave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.