Deputeti Ervin Salianji ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e të mërkurës në “Fax News” nga Aulon Kalaja “ngA Kalaja”.
Salianji u pyet për zhvillimin më të fundit të Partisë Demokratike, protesta e madhe e 20 shkurtit. Lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve, deputeti i PD-së tha se ishte përtej pritshmërive.
“Pjesëmarrja e protestuesëve ishte përtej pritshmërive. Kjo protestë ishte vëtem një pikënisje dhe vetëm fillimi për opozitën. Qytetarët ishin të bashkuar kundër shpopullimit, kundër rritjes së taksave, kundër rritjes së çmimeve. Edi Rama po imponon njerëzit që janë të lidhur me krimin që të pasurohen në kurriz të qytetarëve. Nuk besoj që ka qytetarë që mendojnë për pjesëmarrjen që ishte negative, pjesëmarrja ishte e lartë dhe përtej pritshmërive,”- u shpreh Salianji.