Alba Kepi ishte pjesë e panelit të emisionit “ngA Kalaja” të mërkurën e sotme, teksa, në prani edhe të deputetit të PD-së Ervin Salianjit e gazetarëve Poli Hoxha dhe Arnold Kariqi, ka folur mbi protestën e opozitës.
Sipas Kepit, protesta tregoi një Shqipëri reale e të vërtetë, që arriti të mundë tentativat nga mazhoranca për ta përgënjeshtruar.
“Në protestë pashë një Shqipëri reale që mundi edhe protestat virale ‘online’. Pashë një protestë që mundi Shqipërinë e opinioneve në rrjete sociale e të diplomatëve. Protestë e një Shqipërie të vërtetë. Fakti që mediat që kontrollohen nga Rama nuk bën dot një konkluzion për të përgënjeshtruar ndodhitë tek sheshi dhe fakti që mediat ndërkombëtarë folën për protestën, është diçka pozitive,”- tha Alba Kepi.