Mëngjesin e sotëm, në Elbasan, janë djegur 2 automjete (furgonë) në pronësi të shtetasit me inicialet T.K., pas rënies së një zjarri.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.