Në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, u zhvillua programi ‘Youth Political Leaders’ me temë: “Bridging tha gap: On youth political participation and youth policy”.
Përmes një postimi në Facebook, deputetja Erisa Xhixho u shpreh se qasja e këtij klubi është që të forcojë një lidhje të fortë me të rinjtë, me qeveritë e nxënësve, qeveritë studentore në universitete dhe se është përgjegjësi e qeverive dhe e politikanëve t’u krijojnë të rinjve mundësinë të arsimohen e të zhvillojnë karrierat e tyre.
Postimi i zonjës Erisa Xhixho:
![🏛️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t89/1/16/1f3db.png)
“Bridging tha gap: On youth political participation and youth policy”.
Kapërcimi i barrierave mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor për t’i përfshirë ata në mënyrë aktive në politikë si faktorë kyç për procesin e integrimit europian![🇪🇺](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tdd/1/16/1f1ea_1f1fa.png)
![🇪🇺](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tdd/1/16/1f1ea_1f1fa.png)
Në fjalën time si Kryetare e Klubit të deputetëve për të rinjt theksova se është përgjegjësi e qeverive dhe e jona si ligjvënës, që përmes politikave të studiuara mirë, t’u krijojmë këtyre të rinjve mundësinë të arsimohen e të zhvillojnë karrierat e tyre , duke luftuar shpopullimin e duke kontribuuar direkt në rritjen e ekonomisë dhe përparimin e shoqërisë.
Qasja e këtij klubi është që të forcojë një lidhje të fortë me të rinjtë, me qeveritë e nxënësve, qeveritë studentore në universitetet tona, me këshillat vendorë, falë së cilës të dëgjohet dhe të përçohet zëri i të rinjve në Parlamentin që më së pari u përket atyre.
Duhet të marrim vendime që të rikthejmë shpresën e të rinjve në vend.