Ditën e djeshme janë luajtur disa takime të vleshme për javën e 26 në Premier Leaguen angleze. Bie në sy fitorja 4-1 e Arsenal në “Emirates” përballë Newcastle.
Topçinjtë triumfuan falë golave të Havertz, Saka, Kiwior dhe një autogoli nga Botman. Ndërsa për miqtë, Willock shënoi golin e nderit në fundin e lojës.
Manchester City, nga ana tjetër, mposhti Bournemouth minimalisht 0-1 me golin e Foden në minutën e 24’.
Situata tashmë në tabelën e renditjes është mjaft interesante. Janë 3 skuadra në një garë të ethshme për luftën për titull. Vendin e parë e mban Liverpool me 60 pikë, ndjekur nga City me 59 dhe Arsenal me 58. Javën e ardhshme do të jetë një përballje e fortë mes Manchester City dhe Manchester United në Etihad.