20:04 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Jemi vetëm disa javë larg fitores totale”, thotë Netanyahu për CBS

21:48 | 25/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jemi vetëm disa javë larg fitores totale”, thotë Netanyahu për CBS

Edhe nëse një armëpushim pengon ofensivën e planifikuar në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, kjo do ta sillte Izraelin vetëm “disa javë” larg nga “fitorja totale”, siguroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Fitorja totale është në duart tona – jo muaj larg, por disa javë larg – kur ne të fillojmë operacionin, tha kryeminsitri izraelit në një intervistë për rrjetin amerikan CBS.

Për Netanyahun, Rafah është bastioni i fundit i Hamasit dhe ai shprehet i vendosur, pavarësisht protestave ndërkombëtare, për të lançuar një ofensivë tokësore për të mposhtur forcat palestineze dhe për të liruar pengjet.

Rreth 1.5 milionë njerëz, sipas gjetjeve të OKB-së, janë strehuar në Rafah, në kufi me Egjiptin.

“Nëse do të kemi marrëveshje (për armëpushim), (operacioni) disi do të vonohet, por do të kryhet,” shtoi ai.

Kryeminstri izraelit tha se do të takohet me zyrtarët izraelit të ushtrisë të dielën që t’i paraqesin atij “planin e dyfishtë”, një plan për të pastruar Rafah nga civilët dhe neutralizuar çfarë mbetet nga forcat e Hamasit.

Sipas informacioneve nga gazetarët e AFP-së, të paktën gjashtë sulme ajrore ndodhën sot në Rafah.

“Ka vend për civilët për të shkuar në veri në Rafah, në zonat ku ne kemi mbaruar luftimet,” tha Netanyahu për CBS.

Referuar për një armëpushim të mundshëm në Gaza në shkëmbim të lirimit të pengjeve, Netanyahu tha: “Ne do të arrijmë përparimin që duam të gjithë nëse Hamas bën prapa nga kërkesat absurd dhe i vendos ato në një kornizë të arsyeshme.”

“Ne të gjithë po punojmë për këtë marrëveshje.” “Ne e duam atë, unë e dua, sepse duam të lirojmë pengjet e mbetura, por nuk jam në pozicionin t’ju them se si do të vijojë.”

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e Sigurisë, Jack Sulivan tha sot, se gjatë negociatave të fundit në Paris u arrit “marrëveshja në parim” për të patur një armëpushim.

Pas

Berlinale 2024: Thirrje për armëpushim në Gaza

Para

Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet në Bjellorusi

Para
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet në Bjellorusi

Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet në Bjellorusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.