18:24 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Projekti i hidrocentralit të Skavicës, Tedi Blushi: Të nisin menjëherë hetimet se çfarë fshihet pas kërkesës për shërbimin e këshillimit financiar

18:40 | 27/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Projekti i hidrocentralit të Skavicës, Tedi Blushi: Të nisin menjëherë hetimet se çfarë fshihet pas kërkesës për shërbimin e këshillimit financiar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga selia e partisë, ka bërë një deklaratë lidhur me projektin e hidrocentralit të Skavicës.

Sipas tij, Edi Rama dhe KESh po tentojnë të miratojnë variantin e vetëfinancimit apo një PPP-je të re, me kosto shumë të larta për buxhetin.

Blushi i bëri thirrje SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet se çfarë fshihet pas kërkesës për shërbimin e këshillimit financiar.

 

Fjalimi i Tedi Blushit:

“Partia e Lirisë denoncon procedurën korruptive të shpallur nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, lidhur me zhvillimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës. Sipas kësaj procedure, kopje në miniaturë me procedurën e djegur edhe me aferën e inceneratorëve, synohet caktimi i një konsulenti financiaro-ligjor që do të përcaktojë se kush do të jetë vlera e ndërtimit të HEC Skavicës, si dhe cila do të jetë forma e financimit.

Për shkak se kjo shpallje e dyshimtë e KESh-it, e cila do t’i bëhet e ditur të gjithë opinionit publik, nuk fakton gjë tjetër veç dështimit të financimit nga një institucion ndërkombëtar, siç ishte parashikuar në ligjin e posaçëm, Partia e Lirisë i bën thirrje SPAK-ut dhe gjithë institucioneve të tjera të drejtësisë, të nisin menjëherë hetimet se çfarë fshihet pas kërkesës për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e ndërtimit të HEC Skavicës.

Çfarë nevojitet, një shoqëri me përvojë të përshtatshme financiare-juridike dhe cilës detyrë do duhet t’i japë zgjidhje? Nëse sipas përshkrimit të qëllimit kryesor të projektit të ndërtimit të HEC Skavicës që është rregullimi i prurjeve të ujit në rrjedhën e sipërme të HEC-eve ekzistuese dhe nuk ka fokus mekanizmin e prodhimit të energjisë, atëherë si mund të vijojë kjo detyrë projektimi me kosto marramendëse, për idenë se duam të shmangim përmbytjet? Dyshimet e arsyeshme janë 3 alternativat që ka dorëzuar Bechtel për qeverinë nuk përmbushin dëshirën e planit të madh, ndaj për këtë arsye, po sajohet me urgjencë nevoja për një këshilltar financiar që do të propozojë vlerën e synuar. Pasi nuk gjendet dot një institucion financiar ndërkombëtar që të ndërtonte HEC Skavicën, tani Edi Rama dhe KESh në varësi të tij po tentojnë të miratojnë variantin e vetëfinancimit apo një PPP-je të re, me kosto shumë të larta për buxhetin. Tani është koha që drejtësia të reagojë sa më parë, lidhur me këtë aferë dhe të mos mbyllë sytë para këtyre procedurave thellësisht korruptive që nuk synojnë gjë tjetër veç zhvatjes të taksave të shqiptarëve, që në fakt është i vetmi qëllim i Rilindjes dhe Edi Ramës”.

Pas

Vizitorët e muzeut do mund të shohin kartëmonedhat e mbretit Charles

Para

Meksikë/ Vriten dy kandidatë për kryebashkiak në të njejtin qytet

Para
Meksikë/ Vriten dy kandidatë për kryebashkiak në të njejtin qytet

Meksikë/ Vriten dy kandidatë për kryebashkiak në të njejtin qytet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

“Kusht për rivendosjen e marrëdhënieve të Kievit me aleatët”, pretendimi i Moskës: SHBA dhe Britania kanë diskutuar zëvendësimin e Zelenskyt

Përmbytje apokaliptike në Pekin! Evakuohen 80 mijë persona, dhjetëra të vdekur

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.