Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme për herë të parë në kryeqytet, teksa u prit pas zbritjes nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ndërkohë, gjatë një postimi në “Facebook”, Hasani shprehet se ky takim është një moment i rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve.
“I nderuar të mirëprisja në Tiranë, Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ky është një moment kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.”, thuhet në mesazhin e Hasanit.