Gjatë intervistës në Fax News, Gledis Gjipali dha mendimin e tij përsa i përket mungesës së kryeministrit grek në samitin e mbajtur sot në Tiranë.
-Albi Rakip: Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nuk ishte i pranishëm sot në samit për shkak të çështjes së Fredi Belerit. A kemi këtu një luftë të brendshme?
“Kemi një ftohje të marrëdhënieve midis dy shteteve, e cila reflektohet në samite të tilla.
Kjo çështje komplikon jo vetëm marrëdhëniet midis dy shteteve, por edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.