Aplikimet ‘online’ për Kadastrën kanë shkaktuar mjaft problem për qytetarët e kryesisht për të moshuarit. Javën e fundit bllokimi i këtij sistemi për ta dhe noterët ka sjellë një pezullim të procesit të shit-blerjes së pronave të patundshme dhe vonesa të tejzgjatura të cilat kanë krijuar panik tek ta.
Të pyetur qytetarët shprehen se që prej fillimit e kanë pasur të vështirë pasi duhet të qëndrojnë me ditë të tëra në pritje të marrjes së një dokumenti. Një problem ky dhe për emigrantët të cilët e kanë kohën të limituar e shpesh herë nuk arrijnë të përfundojnë procedurat për shkak të vonesave. Qytetarët theksojnë papërgjegjshmërinë e punonjësve të Kadastrës.
Në anën tjetër të pyetur për ‘Fax News’, noteret nuk pranojnë të prononcohen, por, jashtë kamerës shprehen se prishja e sistemit ka sjellë vonesa dhe janë kthyer në një problem kryesor pasi po u ndërpret procesin e punës.
Disa prej problemeve që listojnë janë ndërtimet të cilat nuk mund të regjistrohen, kontratat e porosive mes subjekteve dhe individëve e ndërsa në fshat nuk ofrohet shërbimi i regjistrimit të tokave bujqësore. Sipas tyre, këto probleme do të rëndojnë më së tepërmi në kurriz të qytetarëve e në vijim mund të diskutohet për një rritje të çmimit të shërbimeve.