Jozefina Topalli ka dhënë një deklaratë për media, gjatë së cilës u pyet lidhur me qëndrimin që ajo mban ndaj Lulzim Bashës, bazuar në komentet që ka dhënë në të shkuarën për të e vendimet e tij.
Topalli tha se nuk ndryshon asgjë nga ç’ka thënë dhe vazhdon të mbajë të njejtin qëndrim, teksa ka theksuar edhe rëndësinë e bashkimit të opozitës.
“Unë nuk kam ndryshuar asnjë fjalë nga ato që kam thënë. Unë mendoj të njejtën gjë akoma për Lulzim Bashën dhe mbaj të njejtin qëndrrim. Megjithatë, e dua bashkimin e çdokujt, bashkimin e çdo demokrati, sepse përçarja ka qenë shumë negative për opozitën.”