Në vijim të intervistës me Ermal Hamatajn, ky i fundit foli rreth konfliktit të pretenduar nga Sali Berisha midis këtij të fundit dhe gjyqtares Irena Gjoka.
Rreth thënieve të Sali Berishës se ai ndodhet në konflikt me gjyqtaren Gjoka për shkak se Berisha e ka shkarkuar gjyqtaren në kohën kur ai ishte në pushtet, Hamataj dha këtë koment:
“Berisha është një subjekt atipik. Me këto që thotë ai, i bie që të ketë konflikt me të gjithë gjyqtarët. Në kohën kur Berisha ka qenë President i Shqipërisë, ka qenë detyra e tij që të emërojë dhe të shkarkojë gjyqtarë. Pse nuk thonë që Berisha e ka rikthyer në detyrë atë? Nuk ka asnjë konflikt interesi. Sali Berisha ka kryer shkarkime nga detyra jo personalisht, por sepse e ka kërkuar funksioni i tij në kohën kur ishte president”.
Rreth vendimeve të Gjykatës së Lartë për mospranimin e kërkesës së zotit Berisha për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe refuzimit të kërkesës nga SPAK-u për dërgimin në burg për Jamarbër Malltezin, Hamataj dha këtë mendim:
“Veprime logjike. Edhe Malltezi nuk është person që paraqet rrezikshmëri në shoqëri”.