Një 66-vjeçar është kapur nga policia ditën e sotme pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Autoritetet e Shkodrës raportojnë se shtetasi është proceceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë
DVP Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.