Kryeministri Rama ka inspektuar disa zona në qytetin e Shkodrës, ku diskutohet të ketë investime të reja.
Kreu i Qeverisë ka deklaruar se do të ketë një treg modern, ndërsa parashikohet edhe ndërtimi i një konvikt me kushte europiane për të gjithë nxënësit që zgjedhin të studiojnë në shkollat profesionale të Shkodrës.
Rama thotë se ky qytet do ketë gjithë mbështetjen e qeverisë për të ecur para. PS fitoi për herë të parë Shkodrën, ndërsa Rama thekson se tashmë duhet të bëjnë punën që nuk është bërë për 30 vite nga qeverisja demokrate.
“Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale… Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën. Se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”, shkruan Rama.