07:53 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Scholz nuk ndryshon qëndrimin për raketat Taurus

22:44 | 13/03/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Scholz nuk ndryshon qëndrimin për raketat Taurus

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sërish ka shprehur kundërshtimin e tij për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, Taurus në Ukrainë.

Scholz është përballur me kritika të ashpra nga opozita konservatore dhe të tjerët për shkak të refuzimit të tij që t’i japë këto raketa që Kievi vazhdimisht po i kërkon. Udhëheqësi gjerman sërish shprehu qëndrimin e tij për këtë çështje gjatë debatit të së mërkurës në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman, në Bundestag, duke u thirrur në frikën se ofrimi i këtyre armëve të avancuara mund ta tërheqë Gjermaninë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Maturia nuk është diçka që mund të klasifikohet si dobësi, siç e bëjnë disa, por është diçka që qytetarët e këtij shteti kanë të drejtë ta kenë”, tha socialdemokrati.

Ai sërish tha se furnizimi i forcave ukrainase me raketa Taurus do të kërkonte përfshirjen e ushtarëve gjermanë për të ndihmuar ata që të përdorin këto armë. Politikanët opozitarë dhe disa anëtarë të koalicionit trepartiakësh të Scholzit, kanë vënë në pikëpyetje këtë pretendim. Gjatë debatit, Scholz argumentoi se Gjermania nuk duhet të dorëzojë kontrollin e raketave Taurus, të cilat në teori mund të godasin caqe thellë brenda territorit rus, përfshirë edhe Moskën. Megjithatë, për të mbajtur kontrollin ndaj këtyre raketave lidhur me mënyrën se si Ukraina do t’i përdorte raketat, Scholz argumentoi se ushtarët gjermanë të stacionuar qoftë në Ukrainë apo Gjermani, do të duhej të përfshiheshin në kontrollin e caqeve që do të godisnin këto raketa.

Gjermania është shteti i dytë, pas Shteteve të Bashkuara, që ka ofruar ndihmën më të madhe për Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022./ REL

Pas

Yellen thotë se ekonomia amerikane nuk ka gjasa të shohë ‘stagflacion’

Para

Horoskopi ditor, 14 mars 2024

Para
Horoskopi ditor, 14 mars 2024

Horoskopi ditor, 14 mars 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

Tërmet me magnitudë 5.7 në Guatemalë, të paktën dy të vdekur

Moti ekstrem ‘pushton’ Bosnje-Hercegovinën, publikohen pamje të reja dramatike

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump: Putini po flet shumë budallallëqe për Ukrainën

8 të vdekur, 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në kufirin Kinë-Nepal

Shefi i inteligjencës franceze: Nuk ka siguri për vendndodhjen e rezervave të uraniumit të Iranit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

Presidenti francez Macron kërkon njohjen e shtetësisë palestineze si ‘rruga e vetme drejt paqes’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.