13:29 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Mungesa e punonjësve po rrit më shumë pagat për profesionet elementare, në vend numëro ata me arsim të lartë

08:12 | 14/03/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mungesa e punonjësve po rrit më shumë pagat për profesionet elementare, në vend numëro ata me arsim të lartë

Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kanë aftësi elementare, kryesisht që përdorin forcën dhe jo mendjen gjatë orëve të punës. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e fundit të vitit punonjësit me profesione elementare kishin rritjen më të madhe të pagës nominale mujore bruto me rreth 16% në tremujorin e fundit të vitit 2023 në krahasim me tre-mujorin e fundit të vitit 2022.

Rritjet më të larta me ritme dyshifrore të pagave ishin edhe në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve me rreth 15%. Në këto sektor pjesa më e madhe e punonjësve përfaqësohet nga shitësit në tregtinë me pakicë dhe nga punonjësit e hoteleve dhe restoranteve kryesisht kamarierë, banakierë dhe pastrues.

Më tej rritja më e lartë ka qenë e pranishme në sektorin e industrisë automative dhe në sektorin e bujqësisë me mbi 13% nga tremujori i katërt 2022 në të katërtin e 2023.

Në të kundërt pagat e punonjësve me arsim të lartë dhe profesionisteve u rriten në të njëjtën periudhë me 11%, ndërsa pagat në sektorin u ushtrisë kishin rritje më të ulët me rreth 10.6 për qind. Pagat në forcat e armatosura kishin një rritje më të lartë në vitin 2022.

Me rritjen e numrit të turistëve dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm kërkesa për punonjës shërbimesh dhe kryesisht pastrues dhe të tjera profesione që lidhen me hotelerinë. Në disa raste nevojat po përballohen duke importuar punonjës të huaj nga Azia dhe Afrika.

Ekonomia e Shqipërisë në të gjithë periudhën e tranzicionit u orientua drejt një modeli që nuk kërkon aftësi, të tillë si teknologjia dhe investimet e huaja që ofrojnë punë cilësore. Për shkak të ofertës së limituar për vende të mira pune, një profesionit i mirë-kualifikuar e ka të vështirë të integrohet në tregun e punës.

Në të kundërt kërkesa e lartë për punonjës me aftësi elementare ka ushtruar presion për rritjen e pagave ndaj tyre.

Në ndryshimin e pagave për profesionet elementare ka ndikuar edhe rritja e pagave minimale nga 34 mijë lekë në prill 2023 në 40 mijë lekë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

/Monitor

Pas

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra

Para

14 marsi, presidenti Bajram Begaj uron gjithë shqiptarët: Begati dhe mbarësi sjelltë

Para
7 Marsi, Begaj pret në Presidencë mësues në pension: Do të mbaheni mend gjithmonë si krenaria dhe heronjt e shoqërisë sonë

14 marsi, presidenti Bajram Begaj uron gjithë shqiptarët: Begati dhe mbarësi sjelltë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Hapja e ambasadës gjermane/ Werner Daum: Ndodhi diçka e bukur, lindi liria! Ata që sollën ndryshimin ishin shqiptarët

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë , arrestohet autori i plagosjes me thikë

Tiranë /Finalizohet operacioni “Silent Load”, arrestohet 52-vjeçari që transportonte mallra të dyshuara si të kontrabanduara

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, 600 dronë dhe 26 raketa lëshohen në Kiev

Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Fier/Zjarr pranë “Ura e Daullasit”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Elbasan/Finalizohet operacioni “Texas Poker 2”, arrestohet 31-vjeçari që kishte kthyer lokalin në kazino ilegale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.