Policia ka vënë në pranga një 28 vjeccar në Gjirokastër. Shtetasi nga Tirana është kapur duke vjedhur në një lokal një shumë parash dhe produkte ushqimore. I riu është identifikuar si shtetasi me inciale E.N. 28-vjeçari dyshohet se gjatë datës 15 mars ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë. Efektivët kanë sekuestruar dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, si dhe automjeti që ai përdorte.
Njoftimi i policisë:
U kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal, vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal për vjedhje. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe një çantë me një shumë parash, në një automjet, pasi ka thyer xhamin.
Sekuestrohen dorashka, 1 elektrik dore, produkte ushqimore dhe një shumë parash, që dyshohet se janë vjedhur nga ky shtetas, si dhe automjeti që ai përdorte. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:
E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Liqeni i Viroit”, duke vjedhur në një lokal, një shumë parash dhe produkte ushqimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, ditën e djeshme, ka thyer xhamin e një makine dhe ka vjedhur një çantë dore brenda së cilës kishte 5 000 lekë.
Discussion about this post