Pas përndjekjes si në filma, policia britanike ka arrestuar një shqiptar, i cili në makinë kishte 10 kg kanabis. Shqiptari shpërndarës droge, sapo pa se po ndiqej nga policia, tentoi të arratisej me një shpejtësi maksimale, por u aksidentua dhe më pas u arrestua.
Françesko Ago po lëvizte me 145 kilometra në orë, me qëllim për të evituar kontrollin nga policia. 24-vjeçari shqiptar ka frikësuar kalimtarët me mjetin e tij “Audi’ nëpër rrugët e rajonit Carlisle, teksa po tentonte t’i shpëtonte policisë britanike.
Pasi policia e ndaloi, në makinë shqiptarit iu gjetën 10.5 kg kanabis. Gjatë drejtimit të automjetit me shpejtësi skëterrë, i riu shqiptar rrezikoi ndër të tjerë edhe një grua me karrocë bebesh.