Bashkë me Jorgo Goron në GJKKO është paraqitur edhe kreu i Kadastrës së Vlorës Biblil Aliaj dhe juristi Vezir Gjikoka. Aliaj akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Bilbil Aliaj. Ai para Gjykatës së Posaçme. ka deklaruar:
“Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të. Nuk kam patur sugjerime, udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron. Më ka ardhur një praktikë si titullar, e përpiluar nga punonjësit përkatës, siç ndodhe zakonisht ku janë ekspertët dhe stafi përpilues, të cilën e kam firmosur si titullar. Kërkoj masë më të butë sigurie si detyrim paraqitje”