04:23 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Gjermania thotë se do të kryejë kontrolle kufitare gjatë Kampionatit Evropian

17:55 | 26/03/2024
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjermania thotë se do të kryejë kontrolle kufitare gjatë Kampionatit Evropian

Gjermania do të kryejë kontrolle kufitare në të gjithë kufijtë e vendit gjatë Kampionatit Evropian të futbollit në qershor dhe korrik, njoftoi të martën ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Faeser tha për gazetën e përditshme Rheinische Post se do të kryhen kontrolle në të gjithë kufijtë gjermanë gjatë turneut të futbollit “për të qenë në gjendje të mos i lejojmë të futen brenda kriminalët e mundshëm të dhunshëm”.

“Kjo është e nevojshme për ta mbrojtur këtë turne të madh sa më mirë që mundemi”, tha ajo.

Autoritetet janë të vendosura të ofrojnë mbrojtje kundër ekstremistëve islamistë dhe ekstremistëve të tjerë, kundër huliganëve dhe të tjerëve, si dhe t’i sigurojnë rrjetet kundër sulmeve kibernetike, tha ajo. Komentet e Faeserit vijnë pak ditë pas një sulmi ndaj një salle koncertesh në Moskë, përgjegjësinë për të cilin e mori një grup i lidhur me Shtetin Islamik. Megjithatë, vendimi për t’i kthyer kontrollet kufitare gjatë turneut të futbollit pritej kohë më parë.

Kjo është bërë një praktikë standarde për vendet në zonën e lëvizjes së lirë në Evropë, e njohur si Zona Schengen, gjatë ngjarjeve të mëdha sportive dhe samiteve të mëdha. Gjermania është duke kryer kontrolle kufitare tashmë në lindje me Poloninë dhe në jug me Republikën e Çekisë, Austrinë dhe Zvicrën, për shkak të emigrantëve. Kampionati Evropian fillon më 14 qershor. Gjermania, si nikoqire, e luan ndeshjen hapëse kundër Skocisë në Munih.

Finalja e Evropianit do të zhvillohet në Berlin më 14 korrik./ REL

Pas

Kryetari i PD, Lulzim Basha, takim me Mireille Clapot, nënkryetare e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez: Kërkova mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës

Para

OKB thotë se shumica e emigrantëve kanë vdekur në 10 vjet nga mbytja

Para
OKB thotë se shumica e emigrantëve kanë vdekur në 10 vjet nga mbytja

OKB thotë se shumica e emigrantëve kanë vdekur në 10 vjet nga mbytja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.