Një atentat me kallashnikov ka ndodhur në Memaliaj. Objektiv ka qenw avokati Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë, Gjirokastër, Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat.
Zotaj, i shoqëruar nga nipi i tij, ishin duke shkuar në zonë me makinwn e tyre, ndwrsa u kishte zënë pritë Fatos Lamaj 36 vjeç nga fshati Ane Vjosë Njësia Administrative Qesarat Bashkia Memaliaj.
Avokati Zotaj ka deklaruar se Lamaj i kishte zënë pritë për t’a ekzekutuar, por fati ka qenë me avokatin i cili përmes një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.
Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak te detyrës pasi 2 netë më parë agresori ishte kapur nga policia.