Pep Guardiola këmbëngul se përvoja e Manchester City për të lulëzuar nën presionin e një gare për titull nuk do të jetë faktori vendimtar se kush e fiton Premier League.
Djemtë e Guardiolës synojnë të bëhen skuadra e parë ndonjëherë që fiton katër tituj radhazi në ligën e parë angleze dhe të fitojë kurorën e tyre të gjashtë në Premier League në shtatë sezone. Megjithatë, City do të duhet të vijë nga prapa në nëntë ndeshjet e fundit të sezonit, pasi një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Arsenalit të dielën i la ata ende në vendin e tretë. Kampionët në fuqi pasojnë liderin Liverpool me tre pikë, me Cityn një pikë prapa Arsenalit të vendit të dytë.
Bllokimi me Topçinjtë do të thotë se City akoma nuk ka mundur një nga pesë ekipet më të mira në Premier League në gjashtë përpjekje këtë sezon. Dhe Guardiola theksoi nevojën që skuadra e tij t’i japë fund këtij rekordi, kur Aston Villa e ventit të katërt viziton stadiumin Etihad të mërkurën.
“Ne nuk kemi shumë shanse për të humbur pikë, por ka ende nëntë ndeshje (për të përfunduar),” tha Guardiola në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Përvoja jonë ka mbaruar, nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është Aston Villa.”
City është i pamposhtur në 23 ndeshje, por humbja e tyre e fundit erdhi te Villa në dhjetor. Guardiola e cilësoi atë humbje 1-0 si performancën më të keqe të Cityt në këtë sezon dhe e di se ai ka nevojë për një reagim kundër një skuadre si Villa që është transformuar në 18 muaj nën drejtimin e Unai Emery.
“Aston Villa po luan për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe çdo ekip po luan për diçka, kështu që ndeshjet e fundit do të jenë të vështira për t’u menaxhuar për të gjithë ne”, shtoi Guardiola.
“Është e shkëlqyer, mënyra se si ata luajnë. Unai Emery ka qëndrueshmëri në çdo sezon. Villa ka qenë mbresëlënëse. Nuk është befasi, cilësia e tij, menaxhimi i tij dhe cilësia e ekipit.”
John Stones mund të kthehet për të lehtësuar problemet e lëndimeve të Cityt në mbrojtje, por Kyle Walker, Nathan Ake dhe portieri Ederson mbeten jashtë.