13:23 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Taylor Swift i bashkohet klubit të miliarderëve

21:00 | 02/04/2024
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taylor Swift i bashkohet klubit të miliarderëve

Këngëtarja amerikane Taylor Swift i është bashkuar Elon Muskut në listën e personave më të pasur në botë.

Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh. Në listë këtë vit ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT të kompanisë AI, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh. Mirëpo Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve.

Forbes ka thënë se në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve – 2.781. Forbes ka thënë se elita botërore është më pasur se kurrë dhe e ka një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve. Swift, këngëtare dhe tekstshkruese, ka hyrë këtë vit në listën e personave më të pasur, pasi e ka fituar statusin e megayllit.

Këtë vit ajo është bërë performuesja e parë që e ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt. Përveç muzikës, emri i saj është shumë i përfolur edhe për lidhjen e dashurisë që ka me yllin e futbollit amerikan Travis Kelce. Sa u përket 10 personave më të pasur në planet, tetë janë prej SHBA-së dhe gjashtë prej tyre janë pasuruar në industrinë e teknologjisë.

Pas Arnaultit dhe familjes së tij, Musk, pronari i kompanive Tesla dhe X – i njohur më parë si Twitter – është renditur i dyti, me një pasuri prej 195 miliardë dollarësh. Në vendin e tretë është pronari i kompanisë Amazon, Jeff Bezos. Forbes ka thënë se klasa e miliarderëve më 2024 është 255 për qind më e pasur sesa një dekadë më parë, që nënkupton se 0.5 për qind e 2.781 miliarderëve të botës gëzojnë 14 për qind të pasurisë së të gjithë miliarderëve.

Në aspektin gjeografik, SHBA-ja ka më shumë miliarderë sesa çdo shtet – 813 – e përcjellë nga Kina dhe India./ REL

Pas

Zyrtari i Fed-it amerikan parashikon norma më të larta interesi afatgjatë

Para

Banka Botërore vlerëson se dëmi në infrastrukturën kritike të Gazës është 18.5 miliardë dollarë

Para
Banka Botërore vlerëson se dëmi në infrastrukturën kritike të Gazës është 18.5 miliardë dollarë

Banka Botërore vlerëson se dëmi në infrastrukturën kritike të Gazës është 18.5 miliardë dollarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë

EMRI/ Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Gaforrja blu po shkatërron sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë, peshkatarët: Kapim vetëm 20% peshk, 80% janë gaforre

U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptareve të arrestuar! “Koka” e grupit kriminal në arrati në Spanjë

Deputetët dhe mediat u nxorën me urgjencë nga salla, Glauk Konjufca zbulon arsyen: Dikush ka kërcënuar me telefon

Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta

200 euro kundrejt shërbimeve seksuale/ Zbulohet qendër prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, e pësojnë edhe 7 klientët shqiptarë

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore: Task Forcë për sezonin turistik!

Çfarë po ndodh në Kosovë? Pritej mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit, policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.