16:57 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vuçiç me Macronin në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore

19:00 | 08/04/2024
në Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç me Macronin në Paris: Nga Kosova e deri te energjia bërthamore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po qëndron në Paris, ku të hënën do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Më 8 prill, Vuçiç publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën tha se ndihet “në ethe dhe përgjegjës para takimeve të sotme”. Më herët, ai ka paralajmëruar se ka vënë një kurorë lulesh te pllaka e memorialit “Besnikëri për besnikëri”, para Pallatit të Invalidëve në Paris, i cili është simbol i aleancës ndërmjet popullit serb dhe atij francez në dy luftëra botërore.

“Franca dhe populli i saj gjithmonë do të na kenë partnerë të besueshëm dhe miq që i duan ata, siç na ka dashur Franca neve. Lavdi paraardhësve tanë dhe rroftë miqësia serbo-franceze”, ka shkruar presidenti serb.

Bisedimet ndërmjet Vuçiqit dhe homologut të tij francez, Macron, pritet të nisin rreth orës 8 të mbrëmjes, pas së cilës është paraparë edhe mbajtja e një konference të përbashkët për media, e pasuar nga një darkë mes udhëheqësve. Para nisjes së tij drejt Parisit, Vuçiç ka njoftuar se do të diskutojë për 14 tema me presidentin francez – nga industria e agrikultura, deri te inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore. Më 5 prill, Qeveria e Serbisë miratoi një Memorandum të Mirëkuptimit me kompaninë energjetike franceze EDF, për vënien e një marrëdhënieje bashkëpunimi për tranzicion energjetik, e cila, siç ka shpjeguar Ministria e Energjisë e Serbisë, krijon kushtet për një partneritet strategjik në vlerësimin e potencialit për zhvillimin e një programi bërthamor civil në Serbi.

Pallati Elize ka njoftuar më herët se dy udhëheqësit do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, se Macron do të “konfirmojë angazhimin e tij dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë”, dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian. Franca dhe Gjermania kanë ideuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën dy palët e pranuan në fund të shkurtit të 2023-tës në Bruksel – ndërsa palët u pajtuan për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes në mars të të njëjtit vit, në Ohër.

Ky do të jetë takimi i njëzetë ndërmjet Vuçiqit dhe Macronit deri më sot./ REL

Pas

FMN arrin edhe një marrëveshje me Kosovën, rritja ekonomike 3.8% këtë vit

Para

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për TIMS/ Luan Baçi: Ka mbaruar koha e të bërit politikë me batuta e spektakël

Para
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për TIMS/ Luan Baçi: Ka mbaruar koha e të bërit politikë me batuta e spektakël

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për TIMS/ Luan Baçi: Ka mbaruar koha e të bërit politikë me batuta e spektakël

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dialogu Kosovë – Serbi, çfarë diskutoi Macron me Vuçiç në bisedën telefonike

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, kryebashkiaku i Athinës përplaset me ambasadorin izraelit

Aplikimet për universitet/ Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Trump nënshkruan urdhrin e ri ekzekutiv, rikthen testin e fitnesit për nxënësit e shkollave publike

Rrëzohet avioni në brigjet e Spanjës, policia nis kërkimim për dy personat që ishin në bord

Lufta në Gaza, Mbretëria e Bashkuar do evakuojë qindra fëmijë për t’iu ofruar kujdes mjekësor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.