04:17 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Hajdut me çizme” Noka deklaratë për ish-drejtorin e IT në polici: Janë shitur të dhënat për llogari të grupeve kriminale

14:36 | 10/04/2024
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Hajdut me çizme” Noka deklaratë për ish-drejtorin e IT në polici: Janë shitur të dhënat për llogari të grupeve kriminale

Flamur Noka ka reaguar sot në lidhje me arrestimin e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Me anë të një deklarate për mediat ai është shprehur se ish drejtori është një “Hajdut me çizme i Rilindjes, i cili ka urdhëruar punonjësit për eksport të databzës dhe serverave në një hard-disk të jashtëm me të dhënat e personave të ndryshëm, dokumente këto tepër sekrete.

Deklarata e plotë e z.Noka:

Masa e pezullimit nga puna dhe ‘arrestit në shtëpi’ ndaj Ervin Muçës, është prova e radhës se në Shqipëri është instaluar ‘drejtësia me regji’.

Ervin Muça u arrestua, jo se prokurorët nuk i kishin faktet, por se arrestimi i tij duhet bërë për të shpëtuar shefin e tij, Taulant Ballën.

Nëse Tusha është ‘kokë turku’ për Veliajn dhe Ahmetaj për Ramën, Ervin Muça shërben si i tillë për Taulant Ballën.

Ervin Muça ka ardhur në krye të Departamentit IT në Policinë e Shtetit disa ditë para emërimit Ministër i Brendshëm të Taulant Ballës.

Sipas denoncimit të ekspertit të IT Gent Progni, Muça sapo erdhi, urdhëroi verbalisht punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të bazës së të dhënave të TIMS, në një hard-disk të jashtëm, përfshirë këtu hyrje-daljet e personave, dokumentet biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristësh, gjobat e makinave, informacion territorial sekret, etj.

Refuzimit të punonjësve, Muça, në stil tipik mafioz, i gjeti zgjidhjen duke marrë një kompani nga jashtë të quajtur Soft Solution dhe bëri eksportimin ilegal të të dhënave.

Grabitësit e TIMS, me “porosi nga lart”, janë paraqitur si punonjës IT të QKB dhe të një kompanie tjetër të quajtur Horizon, me lidhje të dyshimta në Qipro, një parajsë fiskale. Kjo grabitje e të dhënave sensitive policore nga një person në atë kohë pa certifikatë sigurie dhe i pavetuar, pavarësisht denoncimeve të PD dhe ekspertëve, ra në vesh të shurdhër. Një vit më vonë ka ardhur urdhër-arresti kur në fakt, bashkë me të duhet të ishte sponsori dhe shefi i tij në krim, Taulant Balla.

Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike.

Të dhënat e qytetarëve shqiptarë të marra nga TIMS janë përdorur për t’ua shitur grupeve kriminale për të kontrolluar rivalët e tyre.

Emërimi i tij nga Taulant Balla, porosia që të merrte të dhënat e sistemit TIMS, duket sërish edhe te pezullimi i tij dhe urdhri i arrestit shtëpiak nga Prokuroria e Tiranës. Vepra e kryer prej tij dhe porositësve të tij është qartësisht nën juridiksionin e SPAK. Jo vetëm si përfshirje e lartë shtetërore, por edhe për objektin e hetimit, që janë të dhënat sensitive të sigurisë kombëtare.

Arrestimi i Ervin Muçës është kryer nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të një tjetër ministri të Edi Ramës. Me rënien e ministrit të Brendshëm, bie edhe qeveria dhe këtë Edi Rama nuk mund ta pranojë.

Këtë as drejtësia medemek e re nuk mund ta pranojë.

Ata që janë partnerë në krim mbrojnë njëri-tjetrin derisa të bien të gjithë bashkë dhe kjo dite po afron.

Pas

Tragjedi në brigjet greke/ Gomonia me emigrantë fundoset, humbin jetën tre fëmijë

Para

Cilat janë shenjat e zodiakut që urrejnë të jetojnë në mosmarrëveshje me njerëzit e afërt

Para
Katër shenja që tregojnë se ai nuk është personi i duhur për ju

Cilat janë shenjat e zodiakut që urrejnë të jetojnë në mosmarrëveshje me njerëzit e afërt

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.