19:01 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U kap me 625 fara kanabisi, vihet në pranga 38-vjeçari në Shkodër

10:02 | 11/04/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U kap me 625 fara kanabisi, vihet në pranga 38-vjeçari në Shkodër

Është vënë në pranga një 38-vjeçar në Shkodër. Shtetasi me iniciale V. P., u kap në flagrancë në fshatin Vilzë, me 625 fara cannabisi që i posedonte me qëllim kultivimin. Ai u kap duke lëvizur me motor. Policia ka sekuestruar farat e kanabisit dhe mjetin e 38-vjeçarit.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, parandalohet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën fillestare.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Shkodër, operacioni policor i koduar “Vilza 1”.

U kap në flagrancë me 625 fara cannabisi që i posedonte me qëllim kultivimin, në fshatin Vilzë, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen fara e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.

Si rezultat i punës së vazhdueshme policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vilza 1”.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Vilzë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke qarkulluar me motomjet, shtetasin V. P., 38 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën një qese me 625 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Pas

Nisin hetimet për dy persona që merrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit

Para

Shfaqja e vatrave të para të zjarreve/ Shërbimi Zjarrfikës në Kukës me një plan të veçantë masash

Para
Shfaqja e vatrave të para të zjarreve/ Shërbimi Zjarrfikës në Kukës me një plan të veçantë masash

Shfaqja e vatrave të para të zjarreve/ Shërbimi Zjarrfikës në Kukës me një plan të veçantë masash

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me Mauritiusin për Ishujt Chagos

Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania dërgon trupa të përhershme jashtë vendit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.