Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull ku një ccift të moshuarish janë gjetur pa jetë. Sipas informacioneve mësohet se çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
E moshuara 88 vjeçare u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet në oborr.
Policia ka shkuar në vendngjarje. Fillimisht u mendua se ishte grabitje, por nuk ka gjetur asnjë element që mund të bëjme me një grabitje, dhe është përjashtuar pista e grabitjes me dhunë.
Sipas policisë mësohet se nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.
Ndërkohë menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj të plotë.