Sot tregtarët e Belshit kanë dalë në rrugë në mes të shiut duke protestuar kundër zhvendosjes së tregut industrial 4 km larg nga qyteti.
Tregtarët nuk janë ndalur në protestën e tyre ndërsa qëndrojnë në shi për të kërkuar të drejtat e tyre për të bindur bashkinë që të heqë dorë nga projekti që i shkatërron ata ekonomikisht dhe u vështirëson jetën.
Sipas tregtarëve zhvendosja e tregut larg qytetit do tu shkaktojë probleme pasi banorët do të duhet të shkojnë aq larg për të blerë gjë e cila mund tu ulë punën e tyre.