Dy persona dogjën një kopje të Kuranit në qytetin suedez të Malmos, një javë para fillimit të Eurovizionit. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon një grua duke mbajtur një kryq në njërën dorë dhe në tjetrën kishte librin e shenjtë të myslimanëve duke u djegur teksa ishte live në TikTok.
Gjatë incidentit jo shumë larg dy sallave ku do të mbahet festivali evropian i muzikës është djegur edhe flamuri palestinez. Edhe javën e kaluar, po e njëjta grua, gati në të njëjtën mënyrë ka vepruar në zonën Skarholmen në periferi të kryeqytetit suedez, Stokholm.