Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik së fundi një projektligj mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Projekti kundërshtohet edhe nga aktivistja Brixhilda Muça e cila në një intervistë për Fax News shprehet se aborti do të ndikojë në gjendjen psikologjike dhe emocionale të vajzave. Duke cituar ajetin kuranor, “Kush vret një jetë është sikur ka vrarë një popull”, Muça shprehet se në fenë islame aborti është gjynah dhe surrogacia e ndaluar.
“Projektligji bie ndesh me shumë pasoja. Kur bëhet fjalë edhe për abortin pa lejen e prindërve, është absurde. Aborti është një krim, një vajzë e re që e nis jetën me një krim. Femra kur bën një abort nuk është e qetë dhe e gëzuar, e ndjen gjithë jetën që mund të kalojë në gjendje depresioni. Projektligji është një tjetër synim për ta prishur familjen. Surrogacia është e ndaluar fetarisht, por edhe moralisht dhe mendërisht”, u shpreh ndër të tjera aktivistja Brixhilda Muça për Fax News.
PËR MË TEPËR NGA INTERVISTA ME AKTIVISTEN BRIXHILDA MUÇA, NDIQNI SPECIALEN NË YOU TUBE NË FAQEN ZYRTARE TË FAX NEWS: