Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me një kilogram kokainë në makinë. Arrestimi i tij u krye në zonën industriale të Cavriagos, pasi policia po kryente kontrolle, pas raportimeve të shumta, pas raportimeve të shumta për vjedhje nga makina dhe furgona të kryera në zonë javët e fundit.
Gjatë kontrolleve, efektivët kanë parë një makinë, prania e së cilës ishte e dyshimtë, si për orarin e ditës, ashtu edhe për mënyrën e lëvizjes së saj. Shoferi po lëvizte ngadalë me ndalesa të shkurtra pranë makinave të tjera, sipas mediave italiane.