04:01 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Doganat, 690 milionë euro të ardhura për 4 mujorin, rritet konsumi i mallrave të akcizës

20:52 | 04/05/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Doganat, 690 milionë euro të ardhura për 4 mujorin, rritet konsumi i mallrave të akcizës

Për periudhën 4-mujore të ardhurat nga doganat arritën në rreth 69 miliardë lekë ose rreth 690 milionë euro duke realizuar planin 101% dhe duke shënuar rekordin e radhës për 4 mujorin e parë në historinë e doganave shqiptare, sipas burimeve zyrtare nga Doganat.

Krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit 2023 janë realizuar 7% më shumë të ardhura (ose rreth dyfishi ritmit të rritjes ekonomike) ose rreth 4,5 miliardë lekë (45milionë euro) më shumë. Doganat theksojnë se kursi i këmbimit nga zhvlerësimi i euros dhe dollarit amerikan ka qenë në disfavor të të ardhurave doganore me një efekt rreth 5,5 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro) dhe në kushtet e një kursi këmbimi më stabël të ardhurat nga doganat për 4 mujorin do ishin rreth 90 milionë euro më shumë se 4-mujori 2023..

Vihet re rritja e fortë e konsumit të mallrave të akcizës në konsum, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,  përkatësisht: 13,000 ton më shumë karburante, 65 ton cigare më shumë, 65 ton kafe dhe 2,250 ton birrë më shumë.

Të ardhurat nga doganat për muajin Prill 2024 ishin në shifrën 18,9 miliardë lekë ose rreth 189 milionë euro duke shënuar nivelin më të lartë historik për muajin prill ndër vite. Të dhënat operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se kontributin kryesor e kanë dhënë mallrat e akcizës arritën kryesisht karburanti me zhdoganimin për konsum të më shumë se 5,000 ton krahasuar muajin Prill 2023./MONITOR

Burimi: Doganat
Burimi; Doganat
Burimi: Doganat
Pas

Atentat mafioz në Selanik, vritet 41-vjeçari

Para

Autizmi: Përqendrimi te prindërit me fëmijë në spektër

Para
Autizmi: Përqendrimi te prindërit me fëmijë në spektër

Autizmi: Përqendrimi te prindërit me fëmijë në spektër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.