Djali i Nicolas Cage ,Weston akuzohet se ka rrahur nënën e tij, Christina Fulton. Kjo e fundit sipas mediave u pa jashtë me një sy të zi dhe disa mavijosje në fytyrë. Ditën e djeshme burimet thanë për TMZ se Weston është i dyshuari kryesor i ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e Christinas në Los Anxhelos më 28 prill.
Sherri i dyshuar nënë-bir filloi si një grindje verbale përpara se të kthehej shpejt në dhunë, tha një burim për median. Në shtëpinë e aktores është thirrur ndihma e parë, por nuk ka qenë e nevojshme që të shkonte në spital. 33-vjeçari Weston është në kërkim dhe menjëherë pas sherrit ishte arratisur.