Thoma Mastora, i akuzuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve Ilia nga Bodrishta e Dropullit, nuk ka pranuar fajësinë përpara oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurores. Mastora do të dalë nesër para togave të zeza të Gjykatës për t’u vlerësuar arrestimi nga Prokuroria Rajonale.
“Nuk i kam vrarë unë, nuk jam unë autor i krimit, kërkojeni gjetkë kriminelin”, ka pohuar 69-vjeçari. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.
Kleoniqi Alia, 88-vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.