Eftiqia Mastora, gruaja e autorit të dyshuar të krimit në Dropull, i cili vrau çiftin e të moshuarve ka reaguar e prekur lidhur me ngjarjen. Mes lotësh ajo kërkon ndjesë për ngjarjen e rëndë. Ajo tha se bashkëshorti i saj Thoma Mastora, kishte marrë edhe një kredi, të cilin nuk ka mundësi tashmë as ta shlyejë.
“Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera. Më mirë mua, jo botën. Botën jo. Ça i mungoi, i munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua. Ça faji kam unë tani. Ça të bëj unë, të vras veten. Është mëkat apo nuk është kështu. Ça të bëj. Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem”, tha Eftiqia Mastora.